Në një zonë të konsoliduar dhe shumë të aksesueshme, pranë Markates se qytetit Durrës ofrohet për shitje ky apartament me sipërfaqe 65 m² sipas certifikatës së pronësisë. Apartamenti ndodhet në katin e 9-të të një pallati të pajisur me ashensor, duke ofruar komoditet dhe akses të lehtë.
Prona organizohet në ambiente të bollshme dhe të ndriçuara, me një planimetri funksionale që e bën atë të përshtatshme si për banim të përhershëm, ashtu edhe për investim.
Vendndodhja e favorshme pranë tregut siguron akses të shpejtë në shërbime, dyqane, transport publik dhe zonat kryesore të qytetit të Durrësit.
Ky apartament eshte nje zgjedhje e përshtatshme për banim ose investim. Per me shume informacion me kontaktoni.














