Ofrohet per shijte studio moderne, e rinovuar dhe e mobiluar me shumë kujdes, në një nga zonat më të kërkuara të bregdetit të Durrësit.
Apartamenti ndodhet në zonën e Shkëmbit të Kavajës, në rrugën dytësore mbi autostradë, një pozicion që kombinon aksesin e lehtë me qetësinë dhe afërsinë me zonën turistike të bregdetit.
Prona ka një sipërfaqe 46 m² totale, nga të cilat 37.6 m² sipërfaqe e brendshme, dhe është rinovuar dhe mobiluar tërësisht, duke u ofruar blerësve një apartament të gatshëm për banim pa nevojë për investime të mëtejshme.
Organizimi i brendshëm është konceptuar për të shfrytëzuar në mënyrë optimale çdo metër katror. Hapësira e qëndrimit është e bollshme dhe e ndriçuar, me një ambient të integruar ndenjeje/fjetjeje, kuzhinë moderne dhe mobilim bashkëkohor. Ngjyrat neutrale, dyshemeja me efekt druri dhe ndriçimi dekorativ i japin apartamentit një atmosferë të ngrohtë dhe elegante.
Per me shume informacion rreth kesaj prone apo pronave te ngjajshme, me kontaktoni.
















